Policia ka arrestuar një 28-vjeçare nga Gostivari, e cila u kap duke drejtuar automjet pa leje drejtimi.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Gostivar–Tetovë, pranë pikës pagesore të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se E.Z. (28) drejtonte një “BMW” me targa të Tetovës pa e fituar të drejtën për të drejtuar automjet.
Ajo është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është konfiskuar. Ndaj saj do të zhvillohet procedurë për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.