Një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në Shkup. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 shtatorit, rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski”.

Sipas MPB-së, dy persona që lëviznin me motoçikletë kanë hapur zjarr në drejtim të një grupi prej pesë personash. Njëra nga plumbat ka goditur A.M. (26), i cili u dërgua me urgjencë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Policia po ndërmerr masa intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume