Një 37-vjeçar është arrestuar në Kavadar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe ka kërcënuar vajzën e tij të mitur.
Policia konstatoi se ai ishte në gjendje të rëndë të dehur, me 2.97 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.TS