Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këngëtarin Gjesti me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani.

Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Kjo kërkesë fillimisht është kundërshtuar nga pala e dëmtuar, ndërsa më pas marrëveshja është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Si rezultat i marrëveshjes, Gjesti është dënuar me dy vjet burgim me kusht, si dhe me 6 mijë euro gjobë./

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume