Një mural i madh kushtuar ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po realizohet në një nga hapësirat e Prishtinës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Në mur shihen katër figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të paraqitura në një kompozim të përbashkët, ndërsa artistja po punon ende për përfundimin e veprës, transmeton Klankosova.tv.

Murali vjen në një periudhë me zhvillime të rëndësishme lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku veç edhe 8 ditë do të shpallet verdikti final ndaj tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume