Policia e Tetovës ka ndaluar një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 19-vjeçar dhe një të mitur, ndërsa më pas ka kërcënuar me një mjet të mprehtë babanë e të riut.
I dyshuari është paraqitur vetë në polici dhe është ndaluar për procedurë të mëtejshme.TS