SPB Veles ka ngritur kallëzim penal ndaj P.K. (49) nga Negotina për veprën penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.
Gjatë një bastisjeje të realizuar më 20 mars 2026 në një shtëpi pushimi në rajonin e Demir Kapisë, policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë gjuetie dhe 115 copë municion. Raporton Tetovasot.