Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Gostivar–Mavrovë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident dyshohet se ka edhe persona të vdekur, mirëpo deri në këto momente nuk ka konfirmim zyrtar për numrin apo identitetin e viktimave.

TS ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihen ekipet policore dhe autoambulanca në terren, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Informacione të tjera priten në vijim nga institucionet kompetente.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume