Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, qëndruan sot në Vizbeg, ku u takuan dhe biseduan me përfaqësuesit e bizneseve që veprojnë në këtë zonë.

Në fokus të takimit ishte rruga magjistrale transitore “Hasan Prishtina”, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për këtë pjesë të Shkupit. Rruga e re, me gjatësi prej afro 3.5 kilometrash dhe katër korsi qarkullimi, do t’i sjellë Vizbegut infrastrukturë moderne, do të lehtësojë qarkullimin dhe do të krijojë kushte shumë më të mira për funksionimin dhe zhvillimin e bizneseve në këtë zonë.

“Rruga magjistrale ‘Hasan Prishtina’ është një projekt strategjik për Vizbegun dhe për Shkupin. Me afro 3.5 kilometra dhe katër korsi, do të lehtësojmë ndjeshëm qarkullimin dhe do të krijojmë kushte shumë më të mira për bizneset që veprojnë dhe investojnë në këtë zonë. Njëkohësisht, Shkupi do të ketë një lidhje më të shpejtë dhe më funksionale drejt Bllacës dhe Kosovës,” deklaroi Mexhiti.

Realizimi i rrugës magjistrale “Hasan Prishtina” do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe qarkullimin në Vizbeg, duke krijuar njëkohësisht kushte të reja për zhvillimin ekonomik të kësaj zone dhe një lidhje më efikase të Shkupit drejt Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume