Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, në lidhje të drejtpërdrejtë në Klan Kosova tha se janë tre skenarë të mundshëm sa i përket verdiktit në Hagë.

“Mund ta imagjinoni është një situatë shumë e vështirë për të parashikuar diçka, dhe meqenëse jam e trajnuar në shkenca politike, jam mësuar t’i analizoj skenarët e paparashikueshëm”, ka thënë Tromp për Klanin.

“Siç ju kam thënë në të kaluarën, janë tre skenarë: I pari që të katër të akuzuarit të shpallen të pafajshëm. Skenari i dytë, që të katërt do të dënohen për diçka, dhe skenari i tretë është disa prej tyre do të dënohen e disa prej tyre do të lirohen dhe të gjithë skenarët janë të mundshëm”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume