Rita Ora, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka bërë dy postime në rrjetet sociale, duke ndarë mesazhe dhe fotografi që lidhen me Kosovën.

Në postimin e parë, ajo publikoi një imazh me mbishkrimin: “Duke luftuar për Kosovën që e quajmë shtëpi sot”.

Ndërsa në postimin tjetër, artistja ka rikthyer një fotografi nga një prej vizitave të saj në Kosovë. Në këtë imazh, këngëtarja shihet duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume