Një tubim paqësor me moton “Të Bashkuar për Drejtësi” do të mbahet të shtunën në Vancouver, në mbështetje të kërkesës për drejtësi pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Shqiptarë që jetojnë në Vancouver të Kanadasë dhe rrethinë do të mblidhen të shtunën, më 19 shtator, në një tubim paqësor të organizuar me moton “Të Bashkuar për Drejtësi”.
Sipas njoftimit, tubimi do të mbahet nga ora 18:00 deri në 19:30, në Vancouver Public Library.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë aktivitet, i cili synon të shprehë mbështetje për drejtësinë dhe të vërtetën lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në thirrjen për tubim theksohet: “Për të vërtetën, dinjitetin dhe drejtësinë!”
Tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë zhvilluar edhe në vende të tjera ku jeton diaspora shqiptare si dhe do të mbahen sot edhe në Gjermani dhe Zvicër.