Një zjarr masiv raportohet të ketë nisur para pak minutash në zonën e Gjirit të Lalzit.

Lapsi ka publikuar këto pamje që tregojnë flakët masive.

Thuhet se flakët janë pranë banesave dhe hoteleve, por paraprakisht nuk paraqet rrezik për banesat.

Specialistët që ndodhen në vendgjarje shprehen se për fikjen e zjarrit duhet ndërhyrje nga ajri, por kjo nuk mund të bëhet gjatë natës.

Nuk ka ende një informacion nga autoritetet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume