Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, sonte në orën 22:18 është ndjerë një tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë në Greqinë fqinje, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale 2.9 sipas shkallës së Rihterit.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 22:18 sipas kohës lokale, me epiqendër 11 kilometra në jugperëndim të Manastirit, përkatësisht 22 kilometra në perëndim të Follorinës, në Greqi, njofton TS.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej rreth 15 kilometrash, ndërsa koordinatat e epiqendrës janë 40.826° gjerësi gjeografike veriore dhe 21.159° gjatësi gjeografike lindore.
Tërmeti është ndjerë në pjesët jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Manastir, Resnjë dhe rrethinë, me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane./TS
