Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, gjatë një debati televiziv në Alsat, lidhur me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Qoku gjatë debatit deklaroi se Ahmeti “ka bërë pazar në emër të UÇK-së”, ndërsa Ademi i hodhi poshtë këto akuza, duke deklaruar se askush nuk mund ta shantazhojë liderin e BDI-së, njofton TS

“Nuk ka fuqi mbi tokë që mund ta shantazhojë një çlirimtar si Ali Ahmeti, një drejtues i lëvizjes kombëtare shqiptare që në vitet e ’80-ta”, deklaroi Ademi.

Përplasja mes Ademit dhe Qokut ka ndodhur gjatë debatit televiziv, ku janë diskutuar zhvillimet politike dhe roli i Ali Ahmetit në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume