As shiu nuk i ka ndalur protestuesit në ditën e 118-të të protestës. Qytetarët kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës dhe kanë vijuar marshimin në kryeqytet.

Përgjatë lëvizjes, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë.

“Ju erdhi fundi!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri!” dhe “Anuloni ligjet!” janë ndër thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit.

Pavarësisht reshjeve, qytetarët kanë vijuar protestën dhe marshimin në Tiranë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë qëndrimin e tyre deri në largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume