George Russell me Mercedes fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase të Baku. Një fitore drithëruese për pilotin britanik, që la pas me vetëm 1 të dhjetat Max Verstappen, i dyti me Red Bull. Një fitore e merituar për Russell, që e dominoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit, por disa rrethana në fundin e saj rrezikuan që ta humbiste atë. Tashmë ai e ngushton në 66 pikë difrerencën me shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli. Në podium u ngjit edhe Isack Hadjar, i treti me makinën tjetër Red Bull. I kaërti u klasifikua Charles Leclerc me Ferrari e pas tij Antonelli. Italiani e nisi garën nga vendi i 16-të dhe rikuperoi 11 pozicione, duke parakaluar në fund edhe Leëis Hamilton. Britaniku i ferrari u rendit në vendin e gjashtë, ndërkohë që në zonën e pikëve edhe Lindblad, Ocon, Bearman e Sainz. Zhgënjen McLaren, me Piastri që u rendit në vendin e 14-të pas një gabimi, ndërsa Norris nuk e mbylli dot garën. Për sa i përket garës, ajo që dukej një fitore e lehtë e Russell, që u shkëput deri 10 sekonda, u kthye në një duel “rrotë më rrotë” me Verstappen në fund. Hyrja e makinës së sigurisë 16 xhiro nga fundi bëri që gjithcka të niste nga e para. Por edhe në xhiron e fundit, flamujt e verdhë favorizuan Verstappen, që e mbylli garën vetëm 1 të dhjetën pas Russell. Ferrari nuk arriti te duelonte dot për podiumin, ndërsa Antonelli mori maksumumin nga kjo garë që e nisi nga vendet e fundit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume