“Aty ku dje kishte mbeturina, sot po mbjellim jetë.
Pastrimi i deponisë në Radushë ishte një kërkesë e banorëve dhe një premtim që e dhamë gjatë fushatës. Sot, ajo kërkesë është realizuar, por nuk u ndalëm vetëm te pastrimi.
Sot mbollëm fidanë në këtë hapësirë, me qëllim që një vend që dikur ishte simbol i mbeturinave, të kthehet në një hapësirë të pastër dhe të gjelbër për komunitetin.
Punët konkrete janë ato që sjellin ndryshimin.
Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë” ka shkruar kryetari i komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume