Zëvendëskapiteni i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka folur pasi Kosova u mposht nga Austria.
Ai tha se e presin vendin e parë në këtë grup, derisa foli edhe për mungesën e Albian Hajdarit.
“E kemi ditur se janë të fortë në kundërsulme. U kemi lënë hapësirë lojtarëve të tyre. Por duhet të harrojmë këtë humbje dhe të shkojmë për fitore në Hungari ndaj Izraelit. Presim vendin e parë në këtë grup. Albian Hajdari është lojtar i rëndësishëm, si gjithë të tjerët. Por secili lojtar duhet të tregojë se është gati. Është humbje e ekipit, jo faji një lojtari apo tjetrit. Është humbje e gjithë ekipit”, ka thënë Vojvoda.
Kosova ka tri pikë nga dy ndeshje, pas fitores ndaj Irlandës dhe humbjes nga Austria.
Ndeshjen e ardhshme, Kosova e luan ndaj Izraelit më 1 tetor.
Me Austrinë, Kosova do të luajë më 4 tetor në Prishtinë.