Franco Foda flet pas humbjes nga Austria: Ndeshja ishte e barabartë, Austria i shfrytëzoi gabimet tona
Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur pas humbjes nga Austria.
Kosova u mposht 3-1 nga Austria në Vjenë.
Foda u deklarua pas ndeshjes, duke thënë se ishte i kwnaqur me lojtarwt dardanw.
“Skuadra nuk u dorëzua kurrë dhe deri në fund u përpoq ta përmbyste ndeshjen. Nëse shikojmë vetëm statistikat, ndeshja ishte e barabartë. Por Austria ishte jashtëzakonisht e mirë në shfrytëzimin e gabimeve tona. Shpejtësia e tyre, lëvizjet dhe kalimet nga mbrojtja në sulm ishin shumë të mira”, tha ai pas ndeshjes.
Kosova ka tri pikë nga dy ndeshje, pas fitores ndaj Irlandës dhe humbjes nga Austria.
Ndeshjen e ardhshme, Kosova e luan ndaj Izraelit më 1 tetor.
Me Austrinë, Kosova do të luajë më 4 tetor në Prishtinë.