Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka prezantuar mesazhin e tij për zgjedhjet lokale të 18 tetorit, duke theksuar nevojën për ndryshim dhe punë konkrete në komunë.

Huseini thotë se Bërvenica ka pritur mjaft dhe se problemet e vjetra duhet të marrin zgjidhje përmes një pune konkrete dhe të planifikuar.

Në fokus të programit të tij janë rrugët, infrastruktura, hapësirat publike, sporti dhe nevojat e banorëve, me synim që ndryshimet të jenë të dukshme në të gjitha pjesët e komunës.

“Unë nuk vij me premtime për një ditë. Vij me plan për Bërvenicën”, thekson Huseini.