Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar pas takimit të sotëm, rreth deklaratës së përbashkët për aktgjykimin e Hagës.
Ai tha se teksti është harmonizuar, derisa theksoi se pret mbështetjen e deputetëve për deklaratën.
“E kemi tekstin e harmonizuar dhe pres përkrahje të deputetëve të Kuvendit për këtë deklaratë”, tha Hamza, raporton Klan Kosova.
Pos tjerash, Hamza falënderoi të gjitha partitë që kontribuuan në harmonizimin e deklaratës.