Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, i ka bërë publikisht ftesë VLEN-it që në raundin e dytë të zgjedhjeve ta mbështesë kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahijin.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të angazhohet aktivisht në mbështetje të Jahijit, duke propozuar që në raundin e dytë të mos ketë banderola partiake dhe fushata të ndara.

“Ja, unë publikisht e ftoj VLEN-in. Arkini sigurisht do të shkojë në raundin e dytë. Publikisht e ftoj VLEN-in që ne të gjithë t’i heqim banderolat e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe të kyçemi aktivisht, sikur ne që ishim vitin e kaluar në mbështetje të Haqim Ramadanit. Ne jemi të gatshëm që në raundin e dytë të mos ketë banderolë partiake. Komplet të fokusohemi ta përkrahim Arkin Jahijun dhe komuna të udhëhiqet prej një kuadri që ka përvojë institucionale”, deklaroi Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume