Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale ka arritur 100 për qind
transparencë aktive, siç konfirmon Indeksi zyrtar i Transparencës Aktive për vitin 2026 i
Qendrës për Komunikime Civile. Në vetëm dy vjetë nga themelimi, MERMS arriti
rezultatin maksimal – përmbushje të plotë të detyrimeve për publikimin proaktiv të
informacioneve me karakter publik.
Rezultati prej 100 për qind është një konfirmim i fuqishëm se transparenca, llogaridhënia dhe
informimi në kohë i publikut janë vendosur si standard i punës së Ministrisë së energjisë,
minierave dhe burimeve minerale.
Sipas raportit zyrtar, MERMS është ministria e vetme që ka marrë maksimumin prej 100 për
qind të transparencës aktive në vitin 2026. Indeksi mat përmbushjen e detyrimeve për
publikimin aktiv, përkatësisht proaktiv, të informacioneve në ueb – faqet e institucioneve.
MERMS është institucion i themeluar në vitin 2024, ndërsa në vetëm dy vjet ka vendosur
procedura të reja, procese pune dhe standard, por edhe një kulturë pune në të cilën transparenca
ndaj publikut është pjesë e përgjegjësisë së përditshme institucionale.
Ky rezultat është konfirmim i parimit se qytetarët kanë të drejtë të dinë se si funksionon
institucioni, cilat vendime merr, cilat politika zbaton dhe si menaxhohen burimet publike.
Transparenca aktive, siç e përkufizon Qendra për Komunikime Civile, nënkupton që
institucionet, me inicativën e tyre, publikojnë informacione me karakter publik, pa qenë
nevoja që qytetarët paraprakisht të paraqesin kërkesë për to.
Njëqind për qind transparencë aktive nënkupton përmbushje të plotë të kritereve për publikimin
proaktiv të informacioneve në ueb – faqen e Ministrisë. Në vlerësim përfshihen fusha kyçe si:
qasja në informacionet me karakter publik, kompetencat dhe shërbimet e institucionit,
përgjegjësia, llogaridhënia dhe integriteti, si dhe transparenca buxhetore dhe financiare.
Gjithashtu vlerësohet edhe koha e reagimit dhe plotësia e përgjigjes ndaj një kërkese për qasje të
lirë në informacionet me karakter publik.
Dhe, qka është më e rëndësishme: raporti tregon se, krahasuar me vitin 2025, MERMS e ka
përmisuar rezultatin me 34, 8 pikë përqindje, që përbën përmirësimin më të madh ndër ministrin.

Pikërisht ky është parimi mbi të cilin MERMS ndërton funksionimin e tij institucional – që
informacioni të arrijë te qytetarët në kohë. Nga Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve
minerale theksojnë se rezultati maksimal është një vlerësim, por edhe një detyrim për të ruajtur
edhe më tej nivelin më të lartë të transparencës.
Ministria mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të transparencës, llogaridhënies, profesionalizimit
dhe qasjes në informacione, me qëllim që qytetarët, mediat dhe të gjitha palët e intersuara të kenë
një pasqyrë të qartë dhe në kohë mbi punën e institucionit.
Transparencë maksimale në vetëm dy vjetë – një rezultat që tregon se kur transparenca
ndaj qytetarëve vendoset si parim pune, ajo mund të bëhet standard institucional.
Linku i raportit:
https://eur04.safelinks.protection.outlook.com/?url=https%3A%2F%2Fwww.ccc.org.mk%2Fwp-
content%2Fuploads%2F2026%2F09%2Faktivna-transparentnost-
2026.pdf&data=05%7C02%7CSvetla.Jakshik%40energy.gov.mk%7C35a14ada6d764b64ee1e08
df1d3ecbf7%7Ccf4a8e3aff92456b9ccca8e3bea49c82%7C0%7C0%7C639261827695985859%7
CUnknown%7CTWFpbGZsb3d8eyJFbXB0eU1hcGkiOnRydWUsIlYiOiIwLjAuMDAwMCIsIl
AiOiJXaW4zMiIsIkFOIjoiTWFpbCIsIldUIjoyfQ%3D%3D%7C0%7C%7C%7C&sdata=giWpv0
PIt%2FfmjghX9XfXIH39Z6tnQzth6lPzTxuGufE%3D&reserved=0

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume