Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, të mërkurën dhe të enjten pa energji elektrike do të mbeten pjesë të komunave Bërvenicë, Tearcë dhe Zhelinë.
Më 30 shtator, në Komunën e Bërvenicës, ndërprerja është planifikuar nga ora 08:00 deri në 15:00. Pa energji elektrike do të mbeten objektet në Helgë, Cucul, San Bim, Alba Plast, Bonitas, Brioni, betonierja e Bërvenicës, BP Brioni, ferma Brioni, ferma e derrave, qumështorja Brioni, betonierja e Radiovcës, mulliri i Radiovcës, Sali Muhamed, PVP Bashkim Turs në Çellopek, si dhe një pjesë e fshatit Çellopek, përkatësisht objektet në hyrje të fshati, njofton TS.
Në Komunën e Tearcës, po të njëjtën ditë, nga ora 09:00 deri në 14:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të fshatit Dobrosht, si dhe në objektet pranë xhamisë së vjetër.
Në Zhelinë, më 30 shtator, pa energji elektrike nga ora 09:15 deri në 14:00 do të mbetet një pjesë e fshatit Trebosh.
Ndërprerja në Komunën e Zhelinës do të vazhdojë edhe më 1 tetor, kur nga ora 08:45 deri në 14:45 pa energji elektrike do të mbeten fshati Sedllarevë, fshati Llukovicë dhe fshati Gurgurnicë.
Bëhet fjalë për ndërprerje të planifikuara, në përputhje me orarin e intervenimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.