Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej 0-2 ndaj San Marinos.
Kuqezinjtë e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 21-të, kur Anis Mehmeti shënoi për 0-1.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Myrto Uzuni e dyfishoi epërsinë e Shqipërisë, duke e çuar rezultatin në 0-2.
Shqipëria ishte skuadra dominuese gjatë 45 minutave të para, duke pasur më shumë posedim të topit, raste të krijuara dhe goditje në portë.
Me këtë rezultat, kuqezinjtë shkojnë në pushim me avantazh prej dy golash.
Kjo ndeshje i përket xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, në Ligën C.
Shqipëria ka fituar ndeshjen e parë, kur e mposhti Bjellorusinë 2-0 në Tiranë.