Adnan Azizi e ka vlerësuar si mjaft të suksesshme vizitën zyrtare në Arabinë Saudite, duke theksuar se ajo është shoqëruar me pritje të nivelit të lartë dhe takime të rëndësishme institucionale informon Tetovasot.

Sipas Azizit, delegacioni gjatë gjithë vizitës është shoqëruar nga zëvendëskryetari i Mexhlisit Shura të Arabisë Saudite, Dr. Rashid Al-Sherifi, të cilin e ka falënderuar për mikpritjen dhe përkushtimin e treguar.

Ai theksoi se, përveç forcimit të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, pritshmëritë janë që kjo vizitë të prodhojë rezultate konkrete, veçanërisht në fushën e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik.

“Urojmë që miqësia e krijuar gjatë kësaj vizite të shndërrohet në projekte dhe bashkëpunime konkrete mes Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite”, ka shkruar Azizi.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume