Një 33-vjeçar nga Afganistani është ndaluar nga policia në vendin e quajtur “Bunec”, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur marihuanë.
Siç mëson Tetovasot, zyrtarët policorë të Njësisë Policore Mavrovë kanë kontrolluar një automjet taksi me targa të Shkupit, ku udhëtonte Sh.M.A. (33). Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur marihuanë dhe letra për mbështjelljen e cigareve (rizlla).
Pas procedurës, ai është nxjerrë para gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Gostivar, i cili i ka shqiptuar sanksione kundërvajtëse dhe masën e ndalimit të hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut për një periudhë prej një viti.TS