Një kontroll rutinë i policisë në Bogovinë ka përfunduar me arrestimin e një 21-vjeçari nga Senokosi.
Siç raporton Tetovasot, zyrtarët policorë të Njësisë Policore Kamjan kanë ndaluar automjetin BMW me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte A.M. (21). Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.