Kryetari i Kuvendit mbajti fjalim para studentëve të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Evropës
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti fjalim para delegacionit prej 36 studentë
ndërkombëtarë në studimet pasuniversitare nga Departamenti i Transformimit dhe
Integrimit Evropian në Kolegjin e Evropës – Kampusi i Tiranës, nga 19 vende evropiane, të
cilët po qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të vizitës studimore.
Në fjalim, u theksua se integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut është
përcaktimi afatgjatë dhe strategjik, por edhe procesi që duhet të sjellë përfitime konkrete
për qytetarët.
Kryetari Gashi u ndal edhe te kompleksiteti i procesit të aderimit. Theksoi se nga Samiti i
Selanikut në vitin 2003, i cili konfirmoi perspektivën e qartë evropiane të vendeve të rajonit
sapo të përmbushen kushtet dhe kriteret e nevojshme, kanë kaluar 23 vjet dhe duke pasur
parasysh rrethanat e ndryshuara, e vlerësoi zgjerimin e BE-së sot si çështje sigurie dhe
stabiliteti.
E theksoi edhe rëndësinë e vlerësimit të kompromiseve, duke kujtuar se vendi e ndryshoi
emrin me qëllim të integrimit euroatlantik, por hapja e kapitujve për anëtarësim në BE
mungoi.
Theksoi më tej edhe rëndësinë e përfundimit të detyrave të brendshme të vendeve
kandidate, përkatësisht përmbushjen e agjendës së reformave dhe zbatimin e reformave në
fushat e tilla si sundimi i ligjit, kapitali njerëzor, tranzicionet digjitale dhe të gjelbra dhe
ekonomia si themele për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe afrimin me standardet
evropiane.
Lidhur me Kuvendin, përsëriti angazhimin e tij për një Dhomë Ligjvënëse të hapur, si dhe
për zbatimin e standardeve më të larta në mënyrë që t'u përgjigjet më së miri nevojave të
qytetarëve.
Pas fjalimit të Kryetarit Gashi, pasuan pyetjet nga studentët në lidhje me hapjen e
negociatave për anëtarësim në BE, më pas marrëdhëniet me vendet e rajonit dhe më gjerë,
si dhe rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian.


