Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka njoftuar opinionin publik se gjatë muajit tetor dhe në fillim të muajit nëntor do të realizohen aktivitete stërvitore me armë zjarri në qendrën e gjuajtjes në shënjestër “Erebinë”, raporton Tetovasot.

Sipas njoftimit zyrtar, gjuajtjet do të zhvillohen më 02, 05, 08, 15, 16, 18, 19, 25 tetor 2026 dhe më 01 nëntor 2025, si pjesë e aktiviteteve të rregullta vjetore të pjesëtarëve të policisë nga Tetova dhe Gostivari.

Siç raporton Tetovasot se SPB Tetovë u ka bërë apel banorëve të Komunës së Zhelinës, veçanërisht atyre që jetojnë në afërsi të poligonit, të jenë të informuar për zhvillimin e këtyre aktiviteteve dhe të mos krijohet shqetësim apo panik gjatë dëgjimit të të shtënave.

Nga policia theksohet se bëhet fjalë për ushtrime të planifikuara dhe të kontrolluara në kuadër të përgatitjeve profesionale të pjesëtarëve të forcave të rendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume