Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane, ka reaguar pas publikimit të videove intime të kompozitorit shqiptar Adrian Hila, ku shfaqet me personazhe të njohura.

Përmes një reagimi të gjatë, Mane ka shprehur mbështetjen e tij për këngëtaren Eli Fara, duke thënë se ajo do të ringrihet pas kësaj situate dhe se historia e saj mund të kthehet në art.

Ai bëri edhe një deklaratë interesante, duke thënë se “do të martohem me Eli Farën”.

Unë do martohem me Eli Farën! E dua sepse këngët e saj do jetojnë më gjatë se çdo lajm i poshtër dhe pervers. E dua sepse kurrë nuk urreu, nuk xhelozoi dhe kurrë nuk luftoi asnjë kundërshtar, asnjë koleg apo artist tjetër. E dua sepse si grua beqare nuk tradhëtoi as bashkëshort e as të dashur. Besoi verbërisht te një njeri, te një koleg dhe ky i fundit e preu në besë dhe e poshtëroi. E dua Eli Farën sepse ia di fuqinë dhe kjo grua do ringrihet përsëri, këtë gjëmë do e konturojë në art dhe ka për t’i kënduar baladë trishtimi vetes së saj e më pas do të reflektojë. Do reflektojë për të ndriçuar veten dhe të tjera gra që linçohen e poshtërohen me të vetmen arsye pse besojnë, pse dashurojnë, pse puthen dhe pse falin kënaqësi. Unë e dua Eli Farën sepse dua femrën mëkatare porsi Eva e Edenit, dua Eli Farën sepse dua artistin ashtu siç është me teka, me mëkate, me suksese, me dështime, me urime e me mallkime”, shkroi ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume