Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të bashkohen sonte në ditën e 18-të të protestës, nga ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi, Haziri ka shprehur vendosmërinë për vazhdimin e protestës.

“Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Dhe nuk largohemi pa u dëgjuar!”, ka shkruar ai.

Haziri ka përsëritur se protesta mbahet në mbështetje të UÇK-së dhe në kërkim të drejtësisë.

“Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”, ka përfunduar ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume