Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, me rastin e formimit të Qeverisë dhe fillimit të mandatit të ri.

Në letrën e tij, Kancelari Merz e përgëzoi përzemërsisht Kryeministrin për rizgjedhjen, duke theksuar se Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i kishte imponuar vendit kosto të larta.

“Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta. Konfirmimi i zgjedhjes Tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”, shkroi Kancelari Merz.

Krahas urimeve për vazhdimësi suksesi në mandatin e ri qeverisës, Kancelari gjerman theksoi se Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës, duke e vlerësuar miqësinë e veçantë me popullin e Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume