Shqiptari Liriton Mavraj po bën bujë në medie gjermane pasi i shpëtoi jetën një 3-vjeçareje. Sipas mediave vendase mësohet se në Aschaffenburg të Gjermanisë, shqiptari teksa ndodhej në pishinë me familjen e tij ka shpëtuar nga mbytja një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 ku pushuesit panë një fëmijë që ishte pa shenja jete në një pishinë. Ngjarjen fillimisht e ka vënë re gruaja e Liridonit e cila menjëherë njoftoi këtë të fundit.

“Ajo më tregoi situatën dhe më tërhoqi vëmendjen”, tha ai, i cili menjëherë nuk ngurroi duke nxituar drejt pishinës.

“Ishin gra që bërtisnin për ndihmë, nuk e di ku ishte nëna. . Ishte shumë kaotike”, ka vijuar rrëfimin e tij shqiptari nga Kosova, i cili më pas tregoi se së bashku me rojen filluan përpjekjet për ta rikthyer në jetë të voglën.

“Fëmija nuk u përgjigj. Pastaj i bëra frymëmarrje gojë më gojë e cila zgjati rreth 30 sekonda. Pastaj befas vajza u zgjua dhe hapi sytë. Ajo nxirrte ujë nga goja dhe hunda dhe filloi të kollitej pak”, tha ai.

3-vjeçarja u dërgua në spital për ndihmë të mëtejshme mjekësore dhe fatmriësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume