“Është jashtë çdo imagjinate”, Agron Llakaj flet për videot intime të personazheve publikë: Shumë e rëndë…
I ftuari i parë i këtij edicioni të ri të emisionit “Goca dhe Gra” ishte aktori i mirënjohur, Agron Llakaj, i cili në një moment gjatë bisedës me katër bashkëmoderatoret komentoi edhe videot intime të personazheve publikë të shpërndarë prej disa ditësh në rrjetet sociale.
Sipas tij, për mënyrën se si ndodhi, i kaloi parametrat e një ngjarje që mund t’a komentosh.
“Megjithatë unë nga natyra jam anti-popullor, mendoj se ne shqiptarët kemi lindur vetëm për të sharë. Më duket se jemi një popull i nevrikosur. Kam konflikt interesi se i njoh personat, është jashtë çdo imagjinate”, tha Llakaj.
Ai dha dhe një mesazh për publikun, ku iu drejtua duke iu thënë që të dhurojnë sa më shumë dashuri, mirësi.
“Më shumë ka urrejtje se dashuri, jetën një herë na e jep Zoti, falni më shumë dashur, mirësi, larg urrejtjes thotë Aurela Gaçe”, u shpreh Agron Llakaj.