Sami Kurteshi ka shkuar para turmës së protestuesve në Kuvendin e Kosovës, ku është kapur me disa prej tyre.
Situata jashtë Kuvendit vazhdon të jetë e tensionuar, pas miratimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Protestuesit kërkojnë që procesi të përfundojë me miratimin e ligjit edhe në lexim të dytë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë qëndrimin para Kuvendit deri në përfundimin e procedurës.