Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njoftoi se nga sot, 5 tetor, ka filluar pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin shtator.

Përfituesit që posedojnë kartela debitore mund t’i tërheqin mjetet në bankomat ose t’i përdorin për pagesa nëpërmjet kartelave dhe shërbimeve elektronike e mobile të bankave.

Qytetarët që nuk posedojnë kartela bankare mund t’i marrin paratë në sportelet e bankave.

Nga Ministria njoftojnë gjithashtu se po bëhen përgatitjet për pagesën e Shtesës Prindërore, e cila pritet të realizohet në periudhën e ardhshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume