Drejtori i VLEN-it në Postë e largon nga puna Veliun – ai: “Edhe 101 vendime të sillni, servilizmin ndaj botës serbe nuk e fshini”
Një përplasje e fortë politike është shënuar pas vendimit për largimin nga puna të Veliut, punonjës në Postë, vendim të cilin ai e ka kundërshtuar publikisht.
Në reagimin e tij, Veliu akuzon drejtuesit e VLEN-it për presion dhe, sipas tij, për qëndrime që lidhen me atë që ai e cilëson si “servilizëm ndaj botës serbe”.
“Jo një, por edhe 101 vendime të sillni, servilizmin tuaj ndaj botës serbe nuk mund ta fshini”, shprehet Veliu në reagimin e tij.
Ai vijon me akuza të tjera, duke pretenduar se vendimet administrative, presionet dhe kushtëzimet politike nuk mund ta ndryshojnë atë që ai e quan “të vërtetën”.
“Me sa duket, ende nuk e keni kuptuar se jo të gjithë mund t’i nënshtroni, jo të gjithë mund t’i kërcënoni dhe jo të gjithë mund t’i blini”, thuhet në reagimin e tij.
Veliu e lidh përplasjen edhe me orientimin politik të shqiptarëve, duke deklaruar se “shqiptarët kanë liderin, rrugën dhe misionin e tyre”, ndërsa thekson se, sipas tij, “rruga dhe misioni i Ali Ahmetit nuk ndalen me vendime administrative, presione apo pazare politike”.