Të paktën tetë persona kanë pësuar lëndime nga protesta që po zhvillohet para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi ka bërë të ditur se nga tetë të lënduarit, njëri prej tyre është polic, dhe që të gjithë janë duke u trajtuar në QKUK.
Sipas gazetares, lëndimet paraqiten në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë edhe irritime në sy si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.