Goditje ndaj drogës në Tetovë dhe Gostivar, arrestohen tre persona – sekuestrohen marihuanë dhe kokainë
Tre persona kanë përfunduar në pranga gjatë aksioneve të ekipit mobil “Task Force” në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës.
Sipas Policisë, në Gostivar janë arrestuar R.J. (47) dhe S.N. (29), ndërsa në Tetovë është arrestuar G.O. (44).
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e R.J. janë gjetur dy paketime me marihuanë, te S.N. është sekuestruar marihuanë, ndërsa te G.O. është gjetur kokainë,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Policia bën të ditur se “pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen parashtresat përkatëse.”