Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me atë se sa Qeveria i ndihmon komunat për zhvillim dhe infrastrukturë gjatë këtyre më shumë se dy viteve, deklaroi:

„Pra, ne presim, mendoj se në Shkup ishte 16, ndërsa në Maqedoni 37. Domethënë 16 janë në fazën e realizimit në Shkup, ndërsa 37 janë në tërë territorin e vendit. Dhe, siç thashë, pres që rezultati përfundimtar të jetë që të mos ketë më lista pritjeje për fëmijët.“

Lidhur me projektet për të cilat aplikuan komunat dhe sa prej tyre janë realizuar deri më tani, kryetari Mickoski shtoi:

„Pra, diku rreth një miliard e gjysmë, nëse nuk gaboj, një miliard e pesëqind milionë, që janë rreth 25 milionë euro mjete të dedikuara, gjegjësisht të decentralizuara nga buxheti drejt komunave për ndërtimin, zgjerimin, rikonstruimin, ridestinim e kështu me radhë të kopshteve për fëmijë.“

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume