Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka përshëndetur zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke e cilësuar zgjedhjen e presidentes së re dhe konsensusin politik për Ligjin për Dhomat e Specializuara si hapa të rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit institucional dhe proceseve demokratike në vend. Ferati thekson gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve të afërta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe shpreh bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet.

E përgëzoj znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen në detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës dhe i dëshiroj një mandat të mbarë e të suksesshëm, me shumë përgjegjësi dhe rezultate në shërbim të qytetarëve.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndajnë një afërsi të veçantë, lidhje të fuqishme njerëzore dhe interesa të përbashkëta. Jam i bindur se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojë të thellohet, në dobi të qytetarëve tanë, si dhe të stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Përgëzoj gjithashtu aktorët politikë në Kosovë për konsensusin e arritur rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara, si një hap i rëndësishëm për funksionimin institucional.

Është inkurajuese ta shohësh Kosovën duke avancuar drejt stabilitetit institucional dhe forcimit të proceseve demokratike. Për këtë kontribut, shpreh vlerësimin tim edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në arritjen e këtij konsensusi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume