Pothuajse një vit pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur, Shpat Kasapit, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar dashurinë e tyre dhe mungesën e tij në jetën e djalit të tyre, Roelit.

Përmes disa fotografive të ngrohta, në të cilat Shpati shihet pranë të birit, Selvija ka shprehur mallin dhe dhimbjen që ndjen për mungesën e këngëtarit, veçanërisht në rritjen e djalit të tyre.

“Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij… por nuk ndryshohet dot caktimi i të Madhit Allah!”, ka shkruar ajo.

Selvija ka theksuar se do të kujdeset që Roeli të rritet duke e njohur dhe kujtuar babain e tij, përmes historive dhe kujtimeve që do t’ia përcjellë.

“Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa babain që nuk kalon asnjë ditë pa mos e kërkuar… por unë do ta mbaj Shpatin gjallë në çdo kujtim e histori që do t’i tregoj. Do t’i flas për dashurinë e madhe dhe krenarinë që Shpati do të kishte për të”, është shprehur ajo.

Në fund të dedikimit të saj, Selvija ka shprehur besimin se dashuria për Shpatin do të mbetet e përjetshme dhe do të jetojë përmes djalit të tyre.

“Dua të besoj se, sa herë Roeli buzëqesh, Shpati buzëqesh bashkë me të… diku atje lart. Dashuria për të nuk do të zbehet kurrë; do të jetojë në zemrën e Roelit, në çdo ëndërr, buzëqeshje dhe hap të tij”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume