Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në Presidencë.

Pas takimit, Kurti tha se është pritur përzemërsisht nga presidentja dhe se të dy janë zotuar për bashkëpunim në funksion të interesit publik dhe shtetëror.

Ai tha se e ka falënderuar Shiroka-Pulën për kandidaturën dhe zgjedhjen në postin e presidentes, duke theksuar se institucionet do të bashkërendojnë angazhimet për përballimin e sfidave që e presin vendin.

“Republika e Kosovës më në fund, pas më shumë se një viti e gjysmë, ka institucione plotësisht funksionale dhe më nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi përpara”, tha Kurti.

Ai shtoi se gjatë takimit ka gjetur mirëkuptim, gatishmëri dhe vullnet për bashkëpunim në të gjitha aspektet.

“Duhet të jemi të shpejtë në sukseset që na presin, në fitoret në të ardhmen, që janë njëkohësisht edhe shpresë e pritje e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Kurti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume