SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.N. (20) nga fshati Pallaticë, Komuna e Zhelinës, nën dyshimin për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, raporton Tetovasot.

Sipas Policisë, më 5 tetor 2026, gjatë një kontrolli në fshatin Pallaticë, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 15 paketime me marihuanë.

“Pas dokumentimit të rastit është ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarit,” njofton MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume