Gazetari kroat Zoran Kusaovac ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës, duke e vënë theksin te fakti se ajo është katolike në një vend me shumicë dërrmuese myslimane.

Kusaovac ka theksuar se në Kosovë nuk është ngritur asnjë teori konspirative kundër Islamit, nuk është folur për ndonjë komplot të Vatikanit dhe as për një Perëndim që po tenton ta minojë fenë e shumicës.

Ai më pas ka ngritur një pyetje duke e krahasuar situatën me Serbinë, e cila ka një shumicë të konsiderueshme të popullsisë ortodokse.

“Kosova (93,5% myslimane) zgjedh katoliken Justina Shiroka-Pula si Presidente. Askush nuk e vë fare në dyshim këtë, as nuk flet për teori konspirative kundër Islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për Perëndimin që po minon fenë e shumicës.A mund ta imagjinojë dikush Serbinë (81,1% ortodokse) duke zgjedhur një president mysliman? Për shembull, Suljo Ugljanin-in apo Shaip Kamberin?”, ka shkruar ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume