Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, gjatë paraqitjes së tij në televizionin Alsat-M, i pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme edhe një herë përsëriti se Qeveria është zgjedhur me mandat katërvjeçar, por se është i gatshëm për zgjedhje. Ai theksoi se opozita në çdo kohë mund të parashtrojë kërkesë për zgjedhje.

„Qëndrimi im është i qartë, ne jemi Qeveri e zgjedhur me mandat katërvjeçar dhe këtu nuk kemi asnjë dilemë, gjithashtu, disa herë e kam përsëritur publikisht se opozita e bashkuar, Levica, BDI-ja dhe LSDM-ja, në çdo kohë mund të parashtrojnë kërkesë. Një politikan, pavarësisht nëse është në pushtet apo në opozitë, pa dallim, duhet të jetë gjithmonë i përgatitur për zgjedhje, sepse nuk dihet se kur mund të ndodhin“, theksoi Mickoski, duke e argumentuar këtë me situatën aktuale.

„Ja, tani kemi zgjedhje për shkak të, për fat të keq, humbjes tragjike të jetës së kryetarit të Komunës së Bërvenicës, në Bërvenicë. Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Në politikë, kurrë mos thoni kurrë. Por ajo që është mesazhi im për momentin është se ne punojmë për një mandat katërvjeçar si Qeveri koalicioni, në të cilën janë partitë politike ZNAM dhe VLEN“, u përgjigj Mickoski për televizionin Alsat-M.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume