Qyteti i Shkupit ka pranuar dërgesën e parë të 3.300 kontejnerëve të rinj për mbeturina, ndërsa shpërndarja e tyre nëpër qytet ka nisur sot. Këtë e bëri të ditur kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas Gjorgjievskit, bëhet fjalë për furnizimin më të madh me kontejnerë në historinë e kryeqytetit. Ai njoftoi se, krahas tyre, janë siguruar edhe 60 kontejnerë të veçantë për selektimin e qelqit.

Gjorgjievski bëri të ditur se kontejnerët e rinj do të zëvendësojnë ata të dëmtuar dhe do të rrisin kapacitetet për hedhjen e mbeturinave. Ndërkohë, gjatë javës së ardhshme pritet të vihen në përdorim edhe kamionët e rinj për grumbullimin e mbeturinave./Alsat.mk.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume