Një 38-vjeçar nga Makedonski Brodi përballet me kallëzim penal pasi dyshohet se nga pakujdesia shkaktoi zjarr gjatë kositjes së barit, raporton Tetovasot.
Nga zjarri u përfshinë rreth 2.000 metra katrorë, u dëmtua një shtëpi, u dogj vendi ku ruheshin drutë dhe një shtyllë elektrike.